Hyn në minutën e 80-të, bën dy gola dhe sherr

Futboll

Hyn në minutën e 80-të, bën dy gola dhe sherr

Më: 1 maj 2021 Në ora: 20:26
Hyn në minutën e 80-të, bën dy gola dhe sherr

Mario Baloteli është kthyer dhe e ka bërë në mënyrën si di ai, duke shënuar gola, por edhe krijuar polemika me gjestet në fushë. Sulmuesi ka qenë vendimtar në suksesin e rëndësishëm të Monzës ndaj Salernitanës së Frederik Veselit me shifrat 3-1, pasi ka qenë ai që ka vendosur plotësisht këtë duel.

I lënë në stol nga Broki, fillimisht Baloteli nisi polemikat me kundërshtarët kur sinjalizoi një nga lojtarët e Salernitanës, Gyomber, ndërsa i kërkonte nga pankina shokëve të skuadrës që ta sulmonin pasi ishte “i dobët”. Në minutën e 80, trajneri vendosi ta hidhte në fushë ish-sulmuesin e Italisë i cili nuk zhgënjeu duke vendosur ndeshjen e cila në ato momente ishte në shifrat 1-1, shkruan vipsport.

Vetëm 1 minutë pasi kishte hyrë në fushë, Baloteli shënoi golin e avantazhit, duke i shpëtuar mbulimit pikërisht të Gyomber e duke shkuar të festonte para pankinës së Salernitanës me pjesëtarë të të cilës nuk kishte kursyer batutat gjatë gjithë ndeshjes.

Në fushë shpërtheu një sherr që u desh disa minuta të qetësohej, por kjo nuk ndali Balotelin, i cili në shtesën e takimit shënoi edhe golin e 3-1. Kështu, SuperMario i dha tre pikë skuadrës ë tij që mbetet në garë për ngjitjen në Serinë A ndërsa i hoqi mundësinë skuadrës së Veselit të ngjitej në vendin e dytë që siguron ngjitjen direkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat