Shqiptari ka një mesatare interesante të golave në Holandë

Futboll

Shqiptari ka një mesatare interesante të golave në Holandë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:35
Shqiptari ka një mesatare interesante të golave në Holandë

 Broja në top-formë, shënon golin e 11-të sezonal në Holandë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, vazhdon të tregojë formën e tij të mirë me klubin në kampionatin holandez, teksa ndihmoi Vitesse-n të fitonte me rezultatin 2-1 ndaj Zwolle-s këtë të shtunë.

Talenti shqiptar ka marrë një pasim në kufijtë e pozicionit jashtë loje, duke u shkëputur me vrull dhe pasi u paraqit i vetëm me portierin kundërshtar e dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të saktë me të djathtën.

Goli i tij kaloi në avantazh Vitesse-n në minutën e 27-të, ndërsa në startin e pjesës së dytë ka shënuar sërish, por gjyqtari e ka anuluar pasi u konsultua me sistemin VAR për shkak të një prekje të topit me dorë. 

Bëhet fjalë për golin e 11-të sezonal për Armando Brojën, me 10 të realizuar në kampionat dhe 1 në Kupë.

Shqiptari është vlerësuar me notën 7.4 në këtë takim duke qenë mes të mirëve në fushë për klubin e tij.

Sulmuesi është aktivizuar në 27 ndeshje me Vitesse-n këtë sezon dhe ka një mesatare prej 1 goli në 174 minuta, duke bërë paraqitje mjaft të mira në këtë sezon të parë në kampionatin holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat