Te Tirana mendojnë për titullin

Futboll

Te Tirana mendojnë për titullin

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:53
Te Tirana mendojnë për titullin

Në 6 javët në vazhdim Tirana pret vetëm Kastriotin, Laçin dhe kampionatin e mbaron me Skënderbeun në shtëpi. Tri ndeshje të tjera i ka jashtë. Bëhet fjalë për Bylisin, Partizanin e Apoloninë.

Gjithsesi, ky nuk është ndonjë problem i madh, sepse vetëm në disa javë bardheblutë, brenda apo jashtë kanë rikuperuar dhjetë pikë nga vendi i parë, duke njohur shumë pak humbje, në derbi, me Teutën dhe Kukësin. Gjatë erës “Shehi” skuadra ka stabilitet.

Nëse Tirana ia del në dy sfidat e radhës të marrë pikë të plota, është e sigurt që bardheblutë projektohen për lart në renditje.

Edhe këtë sezon filozofia në skuadër është vetëm takimi i radhës. Sezonin e shkuar bardheblutë grumbulluan 40 pikë në 14 takime, me 13 fitore e një barazim, si rrallëherë ndonjë skuadër në Shqipëri këto vitet e fundit. Gjashtë pikë larg është Tirana nga vendi i parë që mbahet nga Teuta. Bardheblutë i kanë mundur vetëm dy javë më parë durrsakët në shtëpinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat