Shtatë gola në Romë

Futboll

Shtatë gola në Romë

Nga: K.G. Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:26
Shtatë gola në Romë

Lazio nga Roma ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Genoa-s, në takimin e javës së 34-të në Serie A.

Në shikim të parë, dukej një fitore e lehtë e Lazios, e cila ishte në epërsi me rezultat 4:1, por në çastet e fundit u rrezikua kur u ngushtuan shifrat në 4:3. 

Correa (30' e 56'), Immobile (43'), Alberto (48') shënuan për Lazion dhe Marushiq (47'-autogol), Scamacca (80'), Shomurodov (81') për Genoan.

As Thomas Strakosha e as Vedat Muriqi nuk u aktivizuan për Lazion.

Lazio renditet në vend të gjashtë me 64 pikë dhe Genoa është e 13-ta me 36 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat