Prekazi tregon problemin e madh te Ballkani

Futboll

Prekazi tregon problemin e madh te Ballkani

Më: 2 maj 2021 Në ora: 22:25
Prekazi tregon problemin e madh te Ballkani

Ballkani ka humbur në udhëtim ndaj Drenicës me rezultatin 2-1, ku golat u shënuan nga  Kreshnik Uka dhe Santos për Drenicën, kurse Mevlan Zeka për Ballkanin.

Trajneri i njohur, Rafet Prekazi beson se problemi i Ballkanit është që ndeshjet në bari natyral nuk po arrin të praktikojë lojën e tyre.

Prekazi thekson se Ballkani ka skuadër fantastike, por nuk po luan mirë në ndeshjet me bari natyral.

“Nuk i di problemet brenda. Ata kanë një skuadër shumë të mirë. Ballkani nuk ka lënë shumë përshtypje edhe vitin e kaluar, në ato fusha ku është bari natyral, ka dallim në fushat artificiale dhe natyrale. Sa i përket ndeshjes sot, kam vërejt tek lojtarët e Ballkanit një nervoz të madhe”.

“Tek shumica e tyre, jo tek një apo dy. Çdo faul kanë reaguar shumë. Dakut po i mungon freskia e duhur”, tha Rafet Prekazi në “Arena Sportive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat