Afrim Haliti - gjyqtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës: Milicia serbe ndërpreu shumë ndeshje  

Futboll

Afrim Haliti - gjyqtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës: Milicia serbe ndërpreu shumë ndeshje  

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2021 Në ora: 19:21
Afrim Haliti - gjyqtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës: Milicia serbe ndërpreu shumë ndeshje  

Gjyqtarët  e kanë pasur punën më të vështirë në secilin sport në vitet e 90-ta (1991-1999).

Ata kudo ishin në presion dhe të kërcënuar nga regjimi serb.

Afrim Haliti i takon gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër gjyqtarët që sakrifikoi për futbollin e Kosovës. 

Ai tha se ka qenë e vështirë në jesh në uniformë të gjyqtarit sepse vazhdimisht ishe halë në sy për regjimin serb. 

“Ka qenë vështirë me referuar në atëkohë. Shumë ndeshje janë ndërpre, kur edhe vet isha gjyqtar, si në Dumnicë, Malishevë të Gjilanit, Hogosht, Llukar, Sadovinë të Jerlive, Varosh etj. 

Çdo kund na kanë ndjekur milicia serbe”, tregon Haliti për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Haliti ndihet krenar që ka qenë pjesë e gjeneratës së sakrificës dhe me një armatë sportistësh iu kundërvunë regjimit serb, duke i zhvilluar garat në kuadër të Republikës së Kosovës. 

Në vitet e pasluftës ka referuar me sukses, sot është kryetar i Lidhjes Rajonale të Gjyqtarëve të Ferizajt dhe kontrollor i gjyqtarëve të Superligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat