Në Gjilan luhet derbi më i madh në Kosovë

Futboll

Në Gjilan luhet derbi më i madh në Kosovë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:40
Në Gjilan luhet derbi më i madh në Kosovë

Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros 33-të. Pa dyshim që përballja më interesante e programit të sotëm do të jetë në derbin e madh ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Po ashtu, edhe skuadra e Prishtinës do të zhvillojë ndeshje interesante kundër Besës, ku prishtinas do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për ta vazhduar qëndrimin në krye të tabelës së Superligës së Kosovës.

Gjithsesi, duke pasur parasysh rezultatet befasuese të Besës në dy javët e fundit, lojtarët e trajnerit Zekirija Ramadani do t’i hyjnë kësaj sfide me kujdes.

Në anën tjetër, mjaft interesante do të jetë edhe ndeshja në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku takohen dy ish-skuadrat kampione, Feronikeli dhe Trepça’89, të cilat kësaj radhe janë duke luftuar për mbijetesë.

Orari i ndeshjeve
15:00 FC Besa Pejë – Prishtina
15:00 Feronikeli – Trepça’89  
15:00 Gjilani – Drita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat