​Bayern liron ish-lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Bundesligës

Futboll

​Bayern liron ish-lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Bundesligës

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:41
Xavi Martinez

Futbollisti spanjoll Xavi Martinez do të largohet nga Bayern Munih në fund të këtij sezoni.

Ky është sezoni i tij i nëntë në klub, ku ai arriti në 2012 nga Athletic Bilbao.

Ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e Bundesligës – 40.000.000 euro.

Deri në atë kohë, rekordin e mbante Mario Gomez, i cili arriti në Bayern nga Stuttgart tre vjet më parë për 30 milionë.

Martinez me bavarezët fitoi nëntë tituj gjermanë, pesë kupa dhe dy Ligë të Kampionëve.

Ai luajti 18 ndeshje për ekipin kombëtar spanjoll. Klubet e MLS po interesojnë për shërbimet e tij, por edhe ato nga atdheu - Bilbao, Valencia dhe Villarreal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat