Bekim Jashari vendos që stadiumin e qytetit ta ndërtojë në fshatin e tij

Futboll

Bekim Jashari vendos që stadiumin e qytetit ta ndërtojë në fshatin e tij

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:06
Bekim Jashari vendos që stadiumin e qytetit ta ndërtojë në fshatin e tij

Në seancën e cila është duke u mbajtur sot në Kuvendin Komunal të Skenderajt, është marrë vendim nga Kryetari Bekim Jashari, së bashku me bashkëpuntorët e tij në komunë, që të gjitha investimet e parapara në stadiumin e qyetit “Bajram Aliu” të ndërpriten.

E këtë stadium, ai ka vendosur ta dërgojë në Prekaz, mbi lagjen Jashari. Më saktë, stadiumi pritet të vendoset mbi fshatin Klinë e Ulët, tek fusha ndihmëse e futbollit.

Vetë kryetari nuk e pranon gjatë seancës se stadium po zhvendoset në Prekaz, por e thekson si hapësirë midis lagjes Jashari dhe fshatit Klinë, por që gjeografikisht është në Prekaz.

Hapësira e ndarë për këtë stadium është mbi 13 hektarë dhe është pronë e komunës e ndarë nga kuvendi komunal, e mjetet për këtë stadium do të ndahen nga Ministria për Kulturë dhe Sport së bashku me Komunën e Skenderajt.

E arsyeja, sipas komunës, është se stadium aktual nuk i plotëson kushtet për UEFA.

Kjo tingëllon çuditshëm, pasi dihet që tash e sa vite klubi i Drenicës objektiv të vetëm e ka mbijetesën e jo kompeticionet Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat