Chelsea nokauton Realin!

Futboll

Chelsea nokauton Realin!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2021 Në ora: 21:27
Chelsea nokauton Realin!

(E plotësuar) -  Chelsea me plot meritë është në finalen e madhe të Champions League. 

Skuadra londineze rrëzon Real Madridin, duke e mposhtur me rezultat 2:0. Ndeshja e parë përfundoi baras 1:1 dhe Chelsea me rezultat të përgjithshëm 3:1 kualifikohet në finalen e Champions League, ku do të ndeshet me kampionin e ri të Anglisë, Manchester City. 

Chelsea e meritoi finalen e madhe, ishte më kërkuese, sidomos në pjesën e dytë pati shumë raste, por fajtor që nuk shënuan më shumë gola është portieri i Realit Courtois.   

Image

Në minutën e 28-të, Havertz përball portieri Courtois dhe e parabollon atë por topi i rikthyer nga tërthorësja, Timo Werner me kokë e fut në rrjetë, 1:0. Mbrojtja e Realit pothuajse në gjumë dhe kjo iu kushtojë shtrenjtë. 

Në minutën e 47-të, tërthorësja shpëton Realin pas goditjes me kokë të Havertz.

Kai Havertz i vetmuar por goditjen e tij portieri Courtois e ndali me këmbën e djathtë, duke shpëtuar gol të sigurt në minutën e 59-të.

Në minutën e 66-të, Courtois shpëton serish “mbretërit”. Kante në rast ideal por gjuan drejt në portierin e Realit. 

Në minutën e 85-të, gjithçka merr fund për Realin. Futbollisti Mason Mount nga afërsia shënoi pas asistimit të zëvendësuesit Pulishiç. 

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, ka arritur në finalen e madhe, ai i Realit, Zinedine Zidane është i zhgënjyer.
Chelsea kërkon titullin e dytë në Evropë, të parin e ka fituar në vitin 2012.

Finalja e madhe e Champions League, mes skuadrave angleze! Chelsea – Manchester City do të takohen me 29 maj në Stamboll, ku do të lejohet prezenca e 25 mijë shikuesve.

Chelsea – Real Madrid 2:0
Stadiumi "Stamford Bridge" në Londër.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Werner (28’), Mount (85’).
Kartona të verdhë: Christensen, Jorginho, Mount – Ramos, Nacho, Kroos, Valverde.
Chelsea: Mendy, Christensen, Thiago Silva, Rüdiger, Azpilicueta (James 88’), Kante, Jorginho, Chilwell, Havertz (Giroud 90+4'), Mount (Ziyech 89’) dhe Werner (Pulishiç 68’).
Real Madridi: Courtois, Nacho, Eder Militao, Sergio Ramos, F. Mendy (Valverde 63’), Casemiro (Rodrygo 76’), Modriç, Kroos, E. Hazard (Mariano 89’), Benzema dhe Vinicius Junior (Asensio 63’).

85' Mason Mount fantastik, shënon për 2;0 dhe pothuajse e nokauton Realin.

82' Reali po tenton por pa has në mbrojtje të fortë.

76' Reali po has në vështirësi nga një Chelsea e disponuar.

72' Është mëkat që Chelsea nuk ka shënuar edhe ndonjë gol tjetër në bazë të rasteve në pjesën e dytë.

66' Courtois është figura më e mirë të Reali, Kante në rast ideal por dot që të mposhtë portierin e Realit. 

65’ Chelsea po tregon angazhim dhe pati raste të mira në pjesën e dytë që të dyfishojë epërsinë, por pa sukses sulmuesit e saj. Hazard kërcënon portën e Chelseas.

Chelsea – Real Madrid 1:0
Stadiumi "Stamford Bridge" në Londër.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Werner (28’).
Kartona të verdhë: Christensen, Jorginho – Ramos, Nacho.
Chelsea: Mendy, Christensen, Thiago Silva, Rüdiger, Azpilicueta, Kante, Jorginho, Chilwell, Havertz, Mount dhe Werner.
Real Madridi: Courtois, Nacho, Eder Militao, Sergio Ramos, F. Mendy (Valverde 63’), Casemiro, Modriç, Kroos, E. Hazard, Benzema dhe Vinicius Junior (Asensio 63’).

59' Havertz i vetmuar por goditjen e tij e ndali me këmbën e djathtë portieri Courtois, duke shpëtuar gol të sigurt.

54' Chelsea po luan më mirë, po janë më atakues dhe kanë më shumë mundësi.

52’ Reali me këtë qasje të lojës do ta ketë shumë vështirë ndaj të kaltërve. Chelsea po luan mirë dhe po sulmon. 

Chelsea – Real Madrid 1:0
Stadiumi "Stamford Bridge" në Londër.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Werner (28’).
Kartona të verdhë: Christensen, Jorginho – Ramos.
Chelsea: Mendy, Christensen, Thiago Silva, Rüdiger, Azpilicueta, Kante, Jorginho, Chilwell, Havertz, Mount dhe Werner.
Real Madridi: Courtois, Nacho, Eder Militao, Sergio Ramos, F. Mendy, Casemiro, Modriç, Kroos, E. Hazard, Benzema dhe Vinicius Junior.
50' Reali në telashe, presion i madh nga londinezët.

47' Lojë me ritëm. Fati i madh për Realin, tërthorësja shpëton pas goditjes me kokë të Havertz.

Ka filluar pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë dhe Reali është në presion, ngase janë në disavantazh me 1:0 nga Chelsea.

Chelsea ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1, ndërsa e dyta do ta vendos finalistin.

Chelsea ka bërë një hap të madh drejt finales, duke shënuar e para.

Zhvillohej minuta e 28-të e ndeshjes, kur Timo Werner me kokë shënon në portën e zbrazët për 1-0.

Real Madridi kishte rast para golit me Karim Benzeman, por nuk qëlloi cakun.

Chelsea në epërsi

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol kundër Real Madridit për 1 me 0.

Golin e shënoi sulmuesi gjerman, Timo Werner në minutën e 28’të.

***

17' Modriç u orvat por gjuajtja e tij qendrore, pa mund e pret portieri Mendy.

15' Chelsea po luan me gjallë dhe po e kërcënon portën e Realit.

12' Chelsea shton presionin, Rudiger godet fuqishëm dhe portieri i Realit, Courtois, mezi e shpëton portën e tij.

11' Toni Kroos godet nga distanca por jo edhe të befasojë portierin e Chelseas.

9' Te dy ekipet po luajnë me kujdesin e madh.

6' Reali kërkon finalen e madhe sikurse edhe Chelsea.

4' Lojë me ritëm.

2' Pritet lojë e hapur dhe një Real sulmues.

 1' Fillon ndeshja.

Ndeshja e parë mes Real Madridit dhe Chelseas, ka përfunduar me rezultat 1:1.

Chelsea edhe me barazim 0:0 e prek finalen e madhe të Champions League, ndërsa Realit i duhet gjithqysh fitorja ose me rezultat 2:2, 3:3 kualifikohet.  

Chelsea – Real Madrid

Stadiumi "Stamford Bridge" në Londër.

Gjyqtar: D. Orsato (Italia).

Chelsea: Mendy, Christensen, Thiago Silva, Rüdiger, Azpilicueta, Kante, Jorginho, Chilwell, Havertz, Mount dhe Werner.

Real Madridi: Courtois, Nacho, Eder Militao, Sergio Ramos, F. Mendy, Casemiro, Modriç, Kroos, E. Hazard, Benzema dhe Vinicius Junior.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat