Fonseka: Mourinho s’ka nevojë për këshillat e mia

Futboll

Fonseka: Mourinho s’ka nevojë për këshillat e mia

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:13
Fonseka: Mourinho s’ka nevojë për këshillat e mias’ka nevojë për këshillat e mia

Skuadra e Romës u mposht nga Man. Junajtedi me rezultatin final në të dy ndeshjet, 8-5, ku “Djajtë e Kuë”, u kualifikuan në finale të Ligës Europa.  Por, pas ndeshjes, trajneri i Romës, Paulo Fonseka u pyet për trajnerin e ardhshëm të Romës, Hoze Mourinjon dhe nëse ai sheh nevojën që ti jap ndonjë këshillë para se të vijë në “Stadio Olimpico”.

“Fillimisht për mua ishte një nder i madh të drejtoj Romën, ishte një nder të jem pjesë e futbollit italian. Kam mësuar shumë, kur është kështu, duhet të vlerësojmë gjërat pozitive. Kam mësuar shumë, ishte vështirë, por ja vlejti. Nuk e di ku do shkoj, më pëlqen këtu në Itali, më pëlqen futbolli italian, por varet nga mundësitë, të shikojmë.

Mourinjo është një trajner që e njoh mirë, jemi portugezë dhe ka qenë korrekt me mua që nga fillimi.

Nuk kam menduar të jap dorëheqjen, nuk jam person që dorëzohet, ka pasur momente të vështira, por unë gjithmonë jam i fokusuar në skuadër.

Në këtë moment të vështirë është e rëndësishme të jesh i balancuar, gjëja më e lehtë do të ishte të dorëhiqesha, por s’e kam menduar kurrë. Mourinjo nuk ka nevojë për këshillat e mia, por kemi kur të flasim dhe për çka”, përfundoi Paulo Fonseka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat