Tek Interi të zemëruar

Futboll

Tek Interi të zemëruar

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:38
Tek Interi të zemëruar

Entuziazmi për triumfin në Serinë A, pas plot 11 vitesh, ia lë vendin zemërimit, në Pinetina. E gjithë kjo është pasojë e dëshirës së Steven Zhang për të shkurtuar pagat e lojtarëve dhe stafit) me një ose dy muaj (për t’u shpërndarë gjatë dy sezoneve të ardhshme) si dhe premiot e kampionatit të parashikuara në marrëveshjet individuale. Me pak fjalë, ka ardhur momenti për të bërë llogaritë.

Dhe ishte e pashmangshme, pasi Interi po përballet me një krizë serioze dhe komplekse ekonomike dhe financiare. Përballja e parë me realitetit u zhvillua të enjten, kur Steven Zhang u takua me të gjithë drejtuesit, duke u shpjeguar situatën e klubit dhe se si dhe ku duhej ndërhyrë.

Së shpejti, ndoshta që nga e hëna, presidenti do të flasë gjithashtu me lojtarët, pikërisht për të përsëritur të njëjtat koncepte.

Por futbollistët tashmë janë në dijeni të detajeve të takimit që ndodhi “Appiano Gentile”, ndaj pritet që të ketë përplasje mes palëve.

Sepse kursimi i paralajmëruar nuk parashikon vetëm uljen e kostove operative (midis 10 dhe 20%) dhe shitjet, por shton kërkesën për sakrifica për ekipin (plus stafi teknik), menaxherët dhe punonjësit. Sipas Zhang jr, rritja e kostove të personelit është bërë e paqëndrueshme. Në analizën financiare të prezantuar nga Marco Benetti, Shefi i Strategjisë së klubit, raportohet se nga 2017/18 në 2020/21 shifra është rritur nga 120 në 250 milionë euro. Prandaj, është e detyrueshme të zvogëlohet kjo shifër për të ardhmen, por edhe të ndërhyhet menjëherë. Dhe, në fakt, të gjithë punonjësve u është kërkuar të heqin dorë nga shpërblimi i kampionatit (paga e një muaji).

Mund të kuptohet që kursimet, duke marrë parasysh vetëm personelin, janë relative. Dallimi do të bëhet te ulja e pagave të futbollistëve dhe stafit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat