Lajme të këqija për kombëtaren e Italisë, mesfushori kryesor lëndohet në gju

Futboll

Lajme të këqija për kombëtaren e Italisë, mesfushori kryesor lëndohet në gju

Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:41
Italia

Marco Verratti mori një dëmtim të ligamentit të gjurit në stërvitje me Paris Saint-Germain dhe do të duhet të bëjë skanime të mëtejshme.

PSG përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar për lëndimin e italianit dhe ai pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Verratti ka mavijosje në gjurin e djathtë dhe gjithashtu një shqetësim në ligamentin e tij anësor të brendshëm.

Pas disa testeve të reja që do të bëhen brenda 48 orëve, do të mësohet sa gjatë do mungojë Verratti.

Ky lëndim shqetëson Italinë, pasi mesfushori pritet të jetë njëri nga protagonistët kryesor në Kampionatin Evropian 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat