Muller e Alaba në librin e rekordeve

Futboll

Muller e Alaba në librin e rekordeve

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:56
Muller e Alaba në librin e rekordeve

Bayern Mynih ka festuar sot titullin kampion të radhës, me një sukses të rëndësishëm ndaj Borusia Mynshengladbah. Titulli i 31-të, edhe pse kishte ardhur falë humbjes të Lajpcigut përballë Borusias, u zyrtarizua me vulën e sotme të bavarezëve, të cilët dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Tre gola të Robert Levandovskit, të cilëve iu shtuan golat e Myler, Koman e Sane, vulosën një sukses historik që solli titullin e 9 kampion radhazi, një dominim absolut në Bundesligë. Një titull i cili fut në librin e rekordeve klubin, por edhe shumë lojtarë të veçantë.

Muller dhe Alaba sot hynë në histori si lojtarët më të suksesshëm të historisë në Bundesligë, pasi për ta ky ishte titulli i 10. Të dy kanë qenë protagonistë në këto 9 vite radhazi, por edhe në edicionin 2009-2010 kur në pankinë ishte Van Gal.

Megjithatë, rekordi më i pabesueshëm mund të thyhet në javët në vijim. Robert Levandovski çoi bilancin e tij personal në këtë sezon në kampionat në 39 gola, vetëm 2 më pak se ai rekord që mendohej i paarritshëm nga Gerd Muller.

Polaku ka edhe dy ndeshje në dispozicion për të arritur e kaluar atë shifër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat