Çfarë kërkon Mourinho?

Futboll

Çfarë kërkon Mourinho?

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:12
Çfarë kërkon Mourinho?

Një nga repartët që Mourinho do të kërkojë të përmirësojë te Roma është sigurisht mesfusha.

Portugezi do të donte një mesfushor që të ishte në gjendje të dominonte dhe do të pëlqente të ribashkohej me Matic, me të cilin ka punuar te Manchester United.

Një tjetër emër i pëlqyer nga Special One, siç ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, është ai i Hojbjerg, që verën e kaluar e ka marrë te Tottenham: çmimi i kartonit, në këtë rast, është rreth 30 milionë euro.

Sabitzer, austriak i Leipzig, është një fiksim i vjetër i Mou: kontrata e tij skadon pes një viti dhe verdhekuqtë kanë kohë që e ndjekin. Në fund duhet bërë kujdes ndaj Renato Sanches, i cili është një hap larg titullit në Francë me Lille-n e tij, dhe që mund të transferohet në Romë me ndihmën e Mendes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat