​Inter nuk planifikon të mbajë Vidalin

Futboll

​Inter nuk planifikon të mbajë Vidalin

Më: 9 maj 2021 Në ora: 20:04
Arturo Vidal

Futbollisti kilian pritet të largohet këtë verë nga “Nerazzurët”.

Kampioni i Serie A nuk planifikon që t’ia zgjasë qëndrimin mesfushorit Arturo Vidal në “Giuseppe Meazza”, raporton “Calcio Mercato”.

Kontrata aktuale e mesfushorit kilian me Interin do të skadojë në vitin 2022, dhe në marrëveshje është i përfshirë edhe opsioni për t’ia vazhduar kontratën atij edhe për një vit, gjë që “Nerazzurët” nuk do ta bëjnë, përcjell KosovaPress.

Aktualisht, Vidal ka pagën 6.5 milionë euro për sezon tek Interi, i cili tani dëshiron që të rrisë profitet në skuadër, pas një sezoni me kriza të mëdha financiare që ka shkaktuar pandemia COVID-19, duke vendosur kështu që pas përfundimit të kontratës së Vidalit, ai të mbetet si lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat