Goretzka mund të mungojë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”

Futboll

Goretzka mund të mungojë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”

Më: 10 maj 2021 Në ora: 12:34
Leon Goretzka

Leon Goretzka ka bërë një hap prapa në rikuperimin e lëndimit duke shtuar brengosjet për Kampionatin Evropian.

Goretzka lëndoi kofshën në Budnesliga me Bayernin dhe do të mungojë rreth tre javë.

Por, ekziston frika se mesfushori nuk do të mund të rikuperohet në kohë dhe lëndimi i tij të ketë kohëzgjatje më të madhe.

Kjo do të thoshte që Goretzka do të humbiste ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian e cila zhvillohet me 15 qershor ndaj Francës.

Goretzka hyri në lojë ndaj Borussia Monchengladbach për vetëm 10 minuta në fushë ku u zëvendësua nga Tanguy Kouassi.

Tani, me formatin e ri, Kombëtaret kanë të drejtë të thërrasin 26 lojtarë në Kampionatin Evropian dhe kjo ndoshta mund ti ndihmojë Goretzkas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat