Koeman nuk ka dyshime për të ardhmen

Futboll

Koeman nuk ka dyshime për të ardhmen

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:15
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka bërë një deklaratë interesante.

Komean ishte duke mbajtur konferencë për shtyp para ndeshjes me Levanten, kur u pyet nga gazetarët për të ardhmen e tij.

Megjithatë, holandezi mbeti pozitiv ku tha se sipas tij ai do të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm aty.

“Presidenti më ka dhënë besimin nga dita e parë”, tha ai.

“Nuk preokupohem, kam një kontratë për dy sezone dhe shoh vetën si trajner i Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm”, tha Koeman.

“Kemi rënë dakord me presidentin për të folur në fund të këtij sezoni. Tani më i rëndësishëm është ky kampionat sesa e ardhmja e ime”, përfundoi Ronald Koeman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat