Itali, mediat: Trajneri ‘i pajustifikueshëm’ i Juventus në prag shkarkimi pas humbjes turpëruese 3-0 nga Milan

Futboll

Itali, mediat: Trajneri ‘i pajustifikueshëm’ i Juventus në prag shkarkimi pas humbjes turpëruese 3-0 nga Milan

Më: 10 maj 2021 Në ora: 17:29
Foto

Sezoni i kampionëve të Italisë, Juventus duket në prag të katasfrofës pas humbjes së djeshme 3-0 ndaj Milan që po i çon ata pranë mbetjes jashtë Champions League sezonin që vjen.

Sot gazetat italiane nuk kishin asnjë fjalë të mirë për këdo të përfshrë me skuadrën e Juventus, veçanërisht për trajnerin Andrea Pirlo, duke thënë se shkarkimi i tij është çështje ditësh.

Corriere dello Sport kryesonte fushatën, me titullin kryesor ‘Pirlo Jashtë’ së bashku me foton festive të skuadrës së Milan.

E ëprditshja shtonte se Juventus përballet me pasiguri në tre ndeshjet e mbetura, që nisin nga e mërkura kundër Sassuolo, e ndjekur nga ndeshja me kampionët e shpallur aktualë Inter.

Rrjeti Tuttosport gjithashtu nuk ksihte fjalë ngushëllimi për Pirlo deh skuadrën e tij.

‘Goodbye Pirlo’ shkruante e përditshmja në faqen e parë, duke e quajtur lojën e skuadrës ‘të pashikueshme’ kundër Milan. Ata e quanin postin e Pirlo si trajner i Juventus ‘i pambrojtshëm’.

Gazzetta dello Sport shtonte akoma më shumë vuajtje për torinezët duke cituar fjalët e dobëta të Pirlos pas ndeshjes – “Do të vazhdoj aq më lejojnë” – duke sinjalizuar se fati i tij është vlosur tashmë.

Pas përballjeve me Sassuolo e Inter, Juve do të ketë ndeshjen e fundit më 23 maj kundër Bologna.

Disfata 3-0 nga Milan i lë ata në vend të pestë një pikë poshtë 70 të Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat