Arrestohet sulmuesi i klubit anglez

Futboll

Arrestohet sulmuesi i klubit anglez

Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:14
Arrestohet sulmuesi i klubit anglez

Sulmuesi i Shefield United, Oliver McBurnie është arrestuar pasi është parë në një video duke e sulmuar një person.

Në një video që qarkullon në internet, shihet sulmuesi 24-vjeçar, teksa sulmon dhe rreh keq një person në rrugë, i cili po e filmonte.

Menjëherë pas kësaj policia ka nisur hetimet ndaj lojtarit dhe ditën e sotme është bërë arrestimi i tij.

Duket se forma e keqe e skuadrës, që tashmë ka rënë një kategori më poshtë ka lënë një shije të keqe te futbollisti, i cili nuk ka arritur të përmbajë veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat