Lautaro thotë se do qëndrojë edhe nëse Conte largohet

Futboll

Lautaro thotë se do qëndrojë edhe nëse Conte largohet

Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:31
Lautaro Martinez

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka konfirmuar se do qëndrojë edhe nëse trajneri Antonio Conte largohet.

Argjentinasi i ka siguruar tifozët se do qëndrojë dhe që agjenti është në bisedime për t’ia rinovuar kontratën.

“E pëlqej Conte, por edhe nëse largohet, jam lojtar i Interit dhe do vazhdojë të punojë për Interin”.

“Ky moment që jemi duke jetuar është i qartë për mua, do flasim me klubin të gjejmë zgjidhje. Duhet të jemi të gjithë se bashku. Jemi shumë të qetë dhe fokusuar çfarë ka ndodhur në fushë”.

Tutje, Lautaro konfirmoi se ishte pranë kalimit te Barcelona, por është i gëzuar që në fund nuk u realizua.

“Ishte mundësi reale. Por e përfunduam sezonin vonë, pastaj kishte probleme me COVID-19 dhe vendosa të qëndrojë”.

“Fatmirësisht. Ishte vendim i drejtë. Kemi biseduar me Messin në Kombëtare, por ai asnjëherë nuk insistoi”.

Lautaro tha se nuk di asgjë për interesimin e Real Madridit dhe që është i fokusuar ta mbyll mirë këtë edicion.

“Më beso, nuk di asgjë. E pashë që doli, por jam duke shijuar momentin dhe nuk jam duke menduar për asgjë”.

“Duam ta mbarojmë sezonin në mënyrën më të mirë”.

Në fund, argjentinasi konfirmoi se do bisedojë me “Neurazzurët” për rinovimin e kontratës.

“Nuk e di nëse është koha, por jemi duke punuar me klubin. Përfaqësuesit e mi bisedojnë me bordin. Marrëveshja do arrihet. Jam i qetë, jetoj ditë pas ditë. Jam shumë i lumtur që jam këtu, të jem pjesë e projektit”.

“Edhe kur isha te Racing, bëja kështu. Nëse nënshkruajë kontratë, e respektoj. Nëse klubi mendon se meritojë me shumë, ata do me telefonojnë dhe në të njëjtën kohë unë punojë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Lautaro i ndihmoi Interit të fitojnë Seria A pas plotë 11 viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat