Martini: Ndaj Kastriotit për 3 pikë, i njohim mirë krutanët!

Futboll

Martini: Ndaj Kastriotit për 3 pikë, i njohim mirë krutanët!

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:28
Martini: Ndaj Kastriotit për 3 pikë, i njohim mirë krutanët!

Pas fitores së thellë ndaj Bylis që e riktheu në krye të Kategorisë Superiore, Teuta do të synojë të ruajë vendin e parë edhe në transfertën e Kamzës ndaj Kastrotit. Një ndeshje delikate të cilën durrsakët do të tentojnë ta fitojnë me çdo kusht dhe Edi Martini duke parë situatën në skuadër me të drejtë është optimist.

“Situata është mjaft e mirë. Lojtarët janë stërvitur me ritme të larta, përqendrimi dhe entuziazmi kanë qenë maksimal, kështu që ndihemi mirë. Normalisht që është ndeshje e vështirë, duke parë edhe renditjen. Do të jetë një lojë e fortë, një lojë e luftuar. Ne jemi të qartë për objektivin tonë, kështu që do të shkojmë për tre pikë.

Kundërshtari? Ne e njohim mjaft mirë njëri-tjetrin. Kemi luajtur tre herë ndaj tyre, por ne çdo herë tentojmë të bëjmë lojën tonë, e shohim pak kundërshtarin. Do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë. Kanë mbetur edhe 4 ndeshje”.

“Eksperienca e lojtarëve të mi është mjaft e madhe, kjo ma lehtëson punën, të paktën në aspektin psikologjik. Do të ishte mirë të luanim në një orar me Partizanin, megjithatë i kemi në dorë vetë gjërat tona. Të mos shohim kundërshtarët, të vazhdojmë drejt ëndrre. 

E rëndësishme është ndeshja jonë. Kemi një fat që e kemi në këmbët tona, nuk presim gabimet e kundërshtarëve. Jemi afër titullit, por duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të fokusuar në çdo ndeshje, në çdo detaj të lojës dhe në çdo moment të saj, dhe të dalim pas çdo ndeshje me fitore. Tani kemi Krujën, ata janë një ekip mjaft i fortë, i kanë hapur probleme të gjithë skuadrave. Janë ndeshje të rëndësishme, janë ndeshje që duhet t’i marrim”.

Mungesat? Arapi ka probleme me puplën, pjesa tjetër është ok. Edhe Jackson është bashkuar me grupin“, përfundoi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat