Operohet me sukses ylli i Ballkanit

Futboll

Operohet me sukses ylli i Ballkanit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:45
Operohet me sukses ylli i Ballkanit

Ballkani ka njoftuar se ka pasur sukses operimi i sulmuesit të tyre Mevlan Zeka.

Sulmuesi gjakovar e kishte thyer dorën në ndeshjen ndaj Arbërisë dhe kishte humbur ndeshjen nëë e kaluar ndaj Dritës.

Për Zekën ka përfunduar ky kampionat, pasi nuk do ta shohim më në fushat e blerta në dy xhirot e fundit, shkruan Gazeta Olle.

Gjakovari është operuar me sukses, derisa Ballkani ka njoftuar se ai do të mbetet jashtë fushave për gjashtë javë.

“Mevlan Zeka ka përfunduar me sukses operimin ne krahun e majtë , lendimin e pësoj gjatë ndeshjes me KF Arbërinë ku doli lëndim serioz”.

“Pritet të rikthehet mbas 6jave në fushën e gjelbërt . Shërim të shpejtë Zeka”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat