Berisha në listën e më të mirëve

Futboll

Berisha në listën e më të mirëve

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:55
Berisha në listën e më të mirëve

Një portier si Etrit Berisha është një luks për Serinë B. I qendroi për një vit besnik skuadrës së Spalit pas rënies nga Serie A, me synimin e vetëm rikthimin përsëri në elitë.

Por ëndrra për një biletë në ajkën e futbollit italian u shuan ditën e djeshme, teksa skuadra e Spalit nuk arriti të siguronte një vend për në play off.

Berisha tregoi sërish përse është një portier që nuk i takon kësaj lige, teksa me pritjet e tij bën heroin në fitoren më të hidhur për të. Spal triumfon 1-0 kundër Kremoneses, por 3 pikët nuk i mjaftojnë për të prekur objektivin e këtij sezoni.

E megjithatë kapiteni i Kombëtares shqiptare duhet ti gëzohet faktit se emri i tij përfundon në listën e më të mirëve. Serie B ka shpërndarë formacionin më të mirë të javës dhe në portë gjendet pikërisht Etrit Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat