Ankohet

Futboll

Ankohet

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:37
Neymar

PSG mori një kualifikim të vuajtur për në finalen e Kupës mbrëmjen e djeshme teksa ndeshja kundër Montpeliesë u mbyll me rezultatin 2-2 në kohën e rregullt dhe u desh ën goditjet e penalltive për të përcaktuar fituesin.

Aty kryeqytetasit u treguan më te saktë, megjithatë ai që nuk u lumturua dot plotësisht ishte Nejmar.

Braziliani u ndëshkua me karton të verdhë, kur sapo ishte futur nga stoli. Ndërkaq, Nejmar ka reaguar në rrjetet sociale për këtë vendim të arbitrit teksa thekson se ai e kishte personale me të.

“Luaj pesë minuta, bëj një faull dhe ndëshkohem me të verdhë pa u menduar shumë. Faleminderit që më le jashtë finales. Mendoj se e kishte personale”, ishin fjalët e Nejmar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat