Tomori synon Superioren

Futboll

Tomori synon Superioren

Më: 13 maj 2021 Në ora: 20:01
Tomori synon Superioren

Tomori i pjesës së dytë të sezonit ka qenë me të vërtetë një ekip simpatik, i mirëorganizuar dhe pretendnet real për elitën.

Ndërkohë që tashmë beratasit të sigurojnë elitën nëpërmjet ndeshjeve shtesë…. Kryebashkiaku Ervin Demo vlerëson paraqitjen e bërë prej ekipit në këtë kampionat, por shpreson që t’i kalojnë me sukses edhe dy provimet e fundit që i kanë mbetur.

“Jam shumë i kënaqur me punën e deritanishme të skuadrës, që është produkt i përgatitjeve të një viti të tërë. Futbollistët dhe stafi teknik kanë bërë një ecuri për t’u lavdëruar, duke shpërblyer mbështetjen maksimale që ka klubi, institucioni i bashkisë dhe donatorët.

“Vendi i dytë vlerësohet si arritje, megjithëse me atë që kemi dhënë në fushë gjatë fazës dytë dhe të tretë, meritonim më shumë. Pse jo, edhe kreun. Gjithnjë në rast se do të kishte garë të ndershme, por edhe një gjykim objektiv në përballjen me Egnatian në Peqin”, – tha Demo para skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat