Lewandowski? Rummenigge: Nuk kam asnjën dyshim...

Futboll

Lewandowski? Rummenigge: Nuk kam asnjën dyshim...

Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:03
Lewandowski? Rummenigge: Nuk kam asnjën dyshim...

Karl-Heinze Rummenigge, drejtori menaxhues i Bayern Munich, donte të siguronte tifozët bavarezë për të ardhmen e Robert Lewandowski. Drejtuesi i lartë i kampionëve gjermanë iu përgjigj thashethemeve për një lamtumirë të mundshme të sulmuesit polak:

“Unë nuk kam asnjë dyshim se ai do të qëndrojë”.

Lewandowski, i cili ka shënuar 292 gola në 327 ndeshje, që kur u transferua në Bavari më 2014, ka kontratë deri në vitin 2023. Rummenigge theksoi në mikrofonat e “Sport1” se polaku është ende shumë i rëndësishëm për Bayern Munih:

“Cili klub do ta privonte veten nga një futbollist që shënon 60 gola në vit? Dhe pastaj agjentët e tij nuk na ka kanë folur për largimin e mundshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat