Nëse Malisheva dhe Dukagjini mbesin baras me pikë, ja cila futet në elitë 

Futboll

Nëse Malisheva dhe Dukagjini mbesin baras me pikë, ja cila futet në elitë 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:37
Nëse Malisheva dhe Dukagjini mbesin baras me pikë, ja cila futet në elitë 

Malisheva dhe Dukagjini nga Klina, janë në presion të ndeshjeve të nesërme, të javës së fundit të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi B.
Malisheva apo Dukagjini, cila do të jetë anëtar i ri i elitës?

Malisheva me trajnerin Arsim Thaçi, synojnë mrekullinë, për herë të parë në histori të ngritën në elitë. 

Armend Dallku me Dukagjinin besojnë se do të rikthehen në elitë, e kjo mund të arrihet nëse fitojnë ndaj Trepçës në Mitrovicë dhe Malisheva pëson humbje në Gjakovë nga Vëllaznimi.

Dukagjini është në vend të dytë me 55 pikë dhe ka dy me pak se kryesuesi Malisheva.

Nëse Malisheva dhe Dukagjini eventualisht mbesin me pikë të barabarta në renditje, 58 pikë, Malisheva inkuadrohet në elitë për shkak se rezultatin e ndërsjellë e ka më të mirë se Dukagjini.

Rezultatet e ndërsjella 
Malisheva - Dukagjini 5:2
Dukagjini - Malisheva 1:0
Malisheva Dukagjini 0:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat