Newcastle – Man City, formacionet zyrtare

Futboll

Newcastle – Man City, formacionet zyrtare

Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Manchester City do të udhëtojë në “St James Park” për duelin e xhiros së 36-të të Premierligës ndaj Newcastle United.

City tashmë ka siguruar titullin kampion në Premierligë por edhe Newcastle ka siguruar mbijetesën, kështu që do të jetë një duel pa presion dhe me ambient miqësor.

Guardiola ka vendosur shumë ndryshime në këtë takim, duke kursyer lojtarët kryesorë. Scott Carson starton nga fillimi në portë ndërsa De Bruyne mungon në këtë takim.

Për Newcastle, Callum Wilson, Schar, Lescelles, Hayden, Fraser dhe Darlow mungojnë.

Formacionet zyrtare të klubeve

Newcastle United: Dubravka, Murphy, Fernandez, Dummett, Ritchie, Shelvey, Willock, Almiron, Saint-Maximin, Joelington.

Manchester City:  Carson, Walker, Garcia, Ake, Cancelo, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Torres, Sterling, Jesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat