Blerim Uka tregon se si Shakira e puthi fanellën e Kosovës, pranimi në UEFA njëri ndër momentet më të mira për mua

Futboll

Blerim Uka tregon se si Shakira e puthi fanellën e Kosovës, pranimi në UEFA njëri ndër momentet më të mira për mua

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:18
Blerim Uka

Pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA është sonte tema e dokumentarit “Expose”.

Protagonistë të ndryshëm kanë rrëfyer momentet dhe ngjarjet e tyre gjatë këtij rrugëtimi historik.

Njëri ndër ata është edhe fotografi dhe gazetari i njohur, Blerim Uka.

Uka ka treguar se si ka punuar për shumë vite në promovimin e futbollit e Kosovës, madje tregoi edhe një rast që i ka ndodhur me këngëtaren e njohur botëror, Shakira.

“Me fushatën për pranimin e Kosovës në këto organizata kam filluar në vitet 2008 – 2009. Në Afrikën e Jugut në vitin 2010, u akreditova si gazetar për të promovuar vendin tonë. Pastaj në 2012, në ceremoninë e Topit të Artë shkova në Nyon në Zvicër, ku Shakira ishte një e ftuar speciale. Unë i ofrova asaj fanellën e Kosovës, por e kisha të vështirë për ta fotografuar dhe mbajtur fanellën i vetëm. Unë i thashë Presidentit Blatter ta mbante, aty ku më pas këngëtarja i dha një puthje fanellës sonë, mediat serbe më vonë e quajtën këngëtaren në fjalë, prostitutë. Pastaj në ceremoninë e pranimit të UEFA-s, në momentin kur u pranuam u bashkuam si grup dhe të gjithë fotografët e huaj e kishin fokusin tek ne, ishte njëra ndër momentet më të mira“, tha Uka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat