Ka kërkuar Barcelonës që të lejojë largimin

Futboll

Ka kërkuar Barcelonës që të lejojë largimin

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:06
Ka kërkuar Barcelonës që të lejojë largimin

Patrik Klajvert, ish-futbollisti i Barcelonës e tashmë pjesë e stafit teknik të klubit katalanas, ka kërkuar zyrtarisht lejen që të largohet drejt Kuraçaos. Shkak për këtë është bërë infektimi me COVID i trajnerit të njohur holandez, Gus Hidinlk.

Klajvert ka qenë edhe në të kaluarën trajner i përfaqësueses së Kuraçaos dhe pasi ka mësuar lajmin se Hidink, trajneri aktual i kolonisë holandeze, po kalon COVID dhe është në gjendje paksa të rënduar, ka menduar që të japë ndihmën e tij.

Kështu, ai i ka kërkuar Barcelonës që të lejojë largimin pa mbërritur fundit i qershorit, në mënyrë që të mund të ulet në pankinën e ishullit karaibik për ndeshjet e ardhshme që luan në qershor.

Klajvert është pranë fundit të kontratës së tij me Barcelonën, me të cilën firmosi dy vite më parë. Sipas mediave spanjolle, kërkesa e tij do të pranohet pasi klubi nuk po mendonte rinovimin me holandezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat