Robert Lewandowski barazon rekordin historik të Gerd Muller

Futboll

Robert Lewandowski barazon rekordin historik të Gerd Muller

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:26
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka barazuar rekordin e Gerd Muller për më së shumti gola në Bundesligë.

Rekordi i maksimumit të golave në Bundesligë mbahet nga Gerd Muller, sulmuesit legjendar “Bavarez” i cili kishte arritur kuotën e 40 golave në sezonin 1971/1972.

Tani, Lewandowski është ka barazuar rekordin e gjermanit dhe është afë të vendos rekord historik pas gati 50 vitesh.

Lewa tashmë ka arritur të shënojë 34 gola në 28 ndeshje të luajtura për Bayernin këtë sezon. Ai është vetëm një gol larg që ta thyejë rekordin e Muller.

Lewandowski ka edhe 45 minuta kohë në ndeshjen ndaj Freiburgut në mënyrë që të shkruajë historinë, por edhe nëse nuk shënon sot, ai do të mund ta bëjë këtë në ndeshjen e ardhshme kundër Ausburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat