Komisioni Disiplinor, shqyrton aktin e Alioskit

Futboll

Komisioni Disiplinor, shqyrton aktin e Alioskit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:46
Komisioni Disiplinor, shqyrton aktin e Alioskit

Asociacioni i Futbollit në Angli, do të rishqyrtojë momentin kur Ezgjan Alioski filloi të përqesh Duajt MekNilin në sfidën Burley - Leeds.

Reprezentuesi i Maqedonisë, u shtri në terrenin e gjelbër, pasi që morri një goditje në duelin e drejtpërdrejt, ndërsa në vazhdim Duajt akuzoi Alioskin për simulim dhe qëndroi pas tij, duke dërguar komente të pahijshme.

Edhe pse mediat britanike kanë video, ku shihet se si Duajt pështyn Alioskin e shtrirë, veprimi i reprezentuesit të Maqedonisë, pas këtij akti, është paraqitur nga arbitri kryesor.

Tani tërë rasti është në shqyrtim të Komsionit të Disiplinës dhe pritet që të shqiptohet dënim për futbollistin e Lids Junajted.

Trajneri i Barnlit, Shon Diçe, nuk konfirmoi se në ankesën e klubit të tij, qëndron fjala “rasizëm”, ndërsa mediat britanike alarmuan me të madhe  për veprimin e Alioskit si akt rasist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat