Klubi i Superiore uron Prishtinën dhe Shkëndijën

Futboll

Klubi i Superiore uron Prishtinën dhe Shkëndijën

Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:09
Klubi i Superiore uron Prishtinën dhe Shkëndijën

Shkëndija e Tetovës dhe Prishtina u shpallën kampione ditën e sotme, në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

Për këtë arritje të të dyja skuadrave, ka ardhur edhe urimi i parë nga Kategoria Superiore, teksa është klubi i Kukësit, që nëpërmjet një postimi, u ka uruar dy skuadrat, duke thënë se shpresojmë ta ngrenë në arenën europiane flamurin shqiptar sa me shumë.

Postimi i Kukësit:

Futboll Klub Kukësi uron dy ekipet shqiptare, FC Prishtinën dhe KF Shkëndijën për titullin kampion të fituar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Urojmë që dy klubet shqiptare, të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze në arenën ndërkombëtare dhe të cojnë sa më lart flamurin shqiptar.

Urojmë që dy klubet kampione t’i kemi së shpejti në një turne inagurues për stadiumin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat