Nuk ka Bundesligë për Gjasulën, por Mavraj mund ta ëndërrojë përsëri

Futboll

Nuk ka Bundesligë për Gjasulën, por Mavraj mund ta ëndërrojë përsëri

Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:12
Nuk ka Bundesligë për Gjasulën, por Mavraj mund ta ëndërrojë përsëri

Dyert e Bundesligës mbyllen për Klaus Gjasulën në sezonin e ardhshëm. Mesfushori shqiptar sot ka mësuar verdiktin e hidhur se Hamburgu ku luan ai ka dalë përfundimisht jashtë garës për një prej tre vendeve të para në Bundesligë.

Skuadra e tij luante ndaj Osnabruk një sfidë vendimtare për të qëndruar në garë, por nuk ia ka dalë të siguronte fitoren që i duhej.

Osnabruk ka mundur skuadrën e mesfushorit, i cili ndoqi gjithë ndeshjen nga pankina, me shifrat 3-2 dhe kështu e bëri të pamundur matematikisht për Hamburgun që të kthehej në Bundesligë pasi nuk arrin dot skuadrat e kreut, shkruan Vipsport.

Ndërkaq, vazhdon të jetë plotësisht në garë Mërgim Mavraj me Grojter Fyrth. Mbrojtësi mungoi sot në fitoren 4-2 ndaj Paderborn, por mund të jetë gati për javën e fundit ndaj Dyseldorf, ku një fitore mund ta çojë edhe në vendin e dytë që garanton kualifikimin direkt në elitë.

Përndryshe, Grojter Fyrth mund të mbetet në vendin e tretë e të luajë play-out me skuadrën që renditet e 16-a në Bundesligë, ku për momentin pozicionohet Verder Bremeni i Milot Rashicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat