“Manchester United dhe Napoli nisin duelin për zbulimin e La Liga”

Futboll

“Manchester United dhe Napoli nisin duelin për zbulimin e La Liga”

Më: 17 maj 2021 Në ora: 20:27
Pau Torres

Napoli sfidon Manchester United për futbollistin e talentuar të datëlindjes 1997 Pau Torres.

E thotë këtë mëngjes BBC, sipas së cilës napolitanët po punojnë për blerjen e mbrojtësit qendror të Villarrealit që është edhe pjesë e kombëtares së Spanjës.

Tek lojtari, megjithatë, ekziston edhe presioni i vazhdueshëm i Manchester United në Premier League.

Për Pau Torres këtë sezon deri më tani ka pasur 42 paraqitje, tre gola dhe dy asistime me “Nëndetësen e Verdhë”

Veç kësaj, Pau Torres do të jetë nën vëzhgim edhe në finalen e Europa League që Villareal do të luajë ndaj Manchester United, i cili mund të ketë rastin ta shohë konkretisht në fushë në ndeshjen direkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat