Ish-lojtari i Interit thumbon Milanin: “Si menduat se do të vinim për qejf?! Ia kishim borxh…”

Futboll

Ish-lojtari i Interit thumbon Milanin: “Si menduat se do të vinim për qejf?! Ia kishim borxh…”

Më: 17 maj 2021 Në ora: 20:44
Cagliari

Cagliari doli nga San Siro me një 0-0 që dënon Milanin ndërsa për sardët ishte një qershi mbi tortë pasi kishin siguruar mbijetesën që pa zbritur në fushë.

Mes protagonistëve, gati i pakalueshëm dhe pranë golit madje, ishte Diego Godin, ish-mbrojtësi i Interit dhe tani te Cagliari.

“Kemi arritur një objektiv shumë të rëndësishëm për Cagliari, i cili një muaj e gjysmë më parë dukej shumë i vështirë dhe na shihnin si të rënë nga kategoria”.

“Për njerëzit tanë, tifozët tanë , të cilët kanë vuajtur kaq shumë me ne dhe madje edhe më shumë se ne. Ata e duan këtë skuadër dhe është bukur që ia dolëm t’i gëzonim në fund.

Ne donim të kurorëzonim shpëtimin me një paraqitje të mirë sonte në prani të një kundërshtari shumë të fortë në skenarin më të bukur.

Ia kishim borxh vetes sonë, njerëzve tanë, futbollit dhe gjithë kundërshtarëve të kampionatit që meritojnë respekt.

Ku filloi ky udhëtim?

“Fitorja ndaj Parma ishte vendimtare, nga atje ne filluam në një rrugë në këto javë në të cilën kemi arritur një rikthim të shkëlqyeshëm, emocionues. Sigurisht pa atë 4-3 në fund do të ishte më e vështirë.

Tani ne jemi duke shijuar objektivin e arritur dhe ndeshjen e fundit do të luajmë ashtu si ndaj Milanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat