Selektori i Shqipërisë: Gimmi’ është një nga pesë mbrojtësit më të mirë në Evropë

Futboll

Selektori i Shqipërisë: Gimmi’ është një nga pesë mbrojtësit më të mirë në Evropë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:00
Selektori i Shqipërisë: Gimmi’ është një nga pesë mbrojtësit më të mirë në Evropë

Selektori i Shqipërisë, Edy Reja, ka folur për mediat italiane edhe sa i përket rritjes së Berat Gjimshitit, duke e futur në mesin e pesë mbrojtësve më të mirë në Evropë.

Kur flitet për finalen e Kupës kundër Juventusit, trajneri i Kombëtares është i sigurt se Atalanta nuk do të ndryshojë asgjë në lojën e saj për hir të trofeut.

“Jam i sigurt se Atalanta do ta luajë ndeshjen e saj kundër Juventusit. Gasperini do të përballet ndaj Juventusit si një ekip që nuk mendon vetëm për Ronaldon dhe pa hequr dorë nga futbolli i saj. Më pëlqen që ta shoh Atalantën në çdo ndeshje se nuk i mungon asgjë.

Gjimshiti? ‘Gimmi’ është një nga pesë mbrojtësit më të mirë në Evropë. Është rritur shumë. Milani kërkon fitoren ndaj Atalantës? Mund të ndodhë gjithçka, por Milani i komplikoi jetën vetes. Nuk fiton dot lehtë në Bergamo”, ka thënë Reja..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat