Chiellini para finales: Ta ndalojmë përrallën e Atalantës

Futboll

Chiellini para finales: Ta ndalojmë përrallën e Atalantës

Më: 18 maj 2021 Në ora: 19:09
Chiellini para finales: Ta ndalojmë përrallën e Atalantës

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur ditën e sotme, në prag të sfidës së Juventusit ndaj Ataklanës në finalen e Kupës së Italisë, e cila është planifikuar të luhet ditën e nesërme. Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi veteran ka thënë se skuadra mendon vetëm për fitimin e Kupës në këtë moment, teksa ka thënë gjithashtu se barazimi i Milanit në kampionat, i ka dhënë më shumë shpresë bardhezinjve për një kualifikim në Champions.

“Ne jemi gati, kjo është një lojë dhe histori më vete. Në çdo rast ne do e kishim përgatitur në të njëjtën mënyrë, për të fituar një trofe. Dy fitoret e fundit na japin besim dhe shpresë për një rezultat pozitiv. Shpresoj që kjo fushë ta na sjellë fat, siç ndodhi në Superkupë.

Do të jetë ndryshe nga ndeshja me Napolin. Atalanta ka një ekip agresiv. Duhet të jemi të përqendruar deri në fund. Të jemi të sinqertë unë nuk mendoj për të ardhmen time. Mendoj vetëm për ndeshjet. Vlerësimet për të ardhmen do bëhen pas përfundimit të sezonit.

Në ndeshjet e fundit kemi vuajtur shumë, në mbrojtje. Por të kujtojmë pak se kemi qenë mbrojtja më e mirë para pak kohësh dhe nesër duhet të jemi të vëmendshëm.

Gjendja shpirtërore ka ndryshuar dukshëm në ndeshjet e fundit. Barazimi i Milanit na dha më shumë shpresë, por nuk varet gjithçka nga ne. Le të mendojmë për Kupën e Italisë tani, dhe të ndalim Atalantën, që po kalon një përrallë. Ata janë rritur shumë ndër vite.”, tha Chiellini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat