Skuadra e Prishtinës edhe zyrtarisht është kampione e Kosovës në futboll për sezonin 2020/21.
Pas fitores në javën e kaluar ndaj Gjilanit me rezultatin 1-2, FC Prishtina ka zyrtarizuar titullin kampion për këtë sezon.
Ballkani të dielën do të takohen me FC Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Tradita thotë që skuadra kampione respektohet me “gardën e nderit” në xhiron e fundit nga skuadra kundërshtare.
Vitin e kaluar ishte skuadra e Ballkanit që e kishte bërë “gardën e nderit” për ekipin e Dritës, që ishte shpallur kampion. Edhe këtë vit ka gjasa që Ballkani do të bëjë të njëjtën gjë, por për një kundërshtar tjetër.
Media mëson se para ndeshjes me Prishtinën do të mblidhet kryesia e Ballkanit, me ç’rast do të marrin vendim nëse do të t’i bëhet ‘garda e nderit’ klubit nga kryeqyteti apo jo.