Gjimshiti humb përballjen me Ronaldon?

Futboll

Gjimshiti humb përballjen me Ronaldon?

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:57
Gjimshiti humb përballjen me Ronaldon?

Qershia mbi një tortë tashmë shumë të shijshme, ose mundësia për ta bërë një sezon zhgënjyes më pak të hidhur. Kjo është finalja e Kupës së Italisë, përkatësisht për Atalantën dhe Juventusin, kundërshtarë në aktin e fundit, të planifikuar për sonte në “Mapei Stadium” të Reggio Emilia.

Skuadra e Gasperini është në finalen e dytë në tri vitet e fundit, pas asaj të humbur më 2019 kundër Lazio, ndërsa suksesi i fundit dhe i vetmi në garë daton që nga viti shumë i largët 1963. Nga ana tjetër, Juventusi, tashmë e ka fituar Kupën e Italisë 13 herë, e fundit më 2018, kur ekipi i drejtuar nga Allegri mposhti Milanin 4-0. Sezonin e kaluar, bardhezinjtë humbën finalen kundër Napolit të Gattuso me penallti.

Në kampionat, Atalanta nuk ka humbur kurrë kundër Juventusit këtë vit, duke barazuar në “Allianz Stadium” dhe fituar disa javë më parë në shtëpi. Për më tepër, ekipi zikaltër është i vetmi që i ka mposhtur bardhezinjtë gjatë kohës së rregullt në 17 ndeshjet e fundit, të luajtura nga “Zonja” në Kupën e Italisë.

Gasperini për këtë finale do të përdorë mbrojtjen klasike trekahëshe, ku duket se Palomino ka fituar balotazhin me Berat Gjimshiti, Toloi është rikuperuar. Në mesfushë, De Roon me Freuler, Hateboer dhe Gosens në pjesën e jashtme. Në sulm Zapata, pas tij Pessina dhe Malinovskyi, ndërsa Muriel duhet ta fillojë nga stoli, ashtu si dhe Ilicic.

Pirlo duhet të heqë dorë nga Bonucci i dëmtuar dhe Alex Sandro i skualifikuar. Në qendër të mbrojtjes, De Ligt dhe Chiellini, ndërsa mbrojtësi i majtë do të jetë Danilo me Cuadrado që tërhiqet në të djathtë. Buffon është në portë, në finalen e fundit me bardhezinjtë.

Në mesfushë Bentancur dhe Rabiot, në pjesën e jashtme Chiesa dhe njëri mes McKennie e Kulusevski, me favorit të parin. Sulmi i besohet Cristiano Ronaldos, së bashku me njërin mes Dybala dhe Morata.

Ja formacionet e mundshme:
ATALANTA (3-4-2-1): Gollini; Toloi, Romero, Palomino; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi, Pessina; Zapata
JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat