Dzeko në dilemë

Futboll

Dzeko në dilemë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 12:41
Dzeko në dilemë

Deri një muaj më parë, largimi i Edin Dzeko nga Roma pothuajse mund të merrej si i mirëqenë, por me largimin e Fonseca dhe ardhjen e José Mourinho, skenarët mund të ndryshojnë plotësisht.

Sulmuesi boshnjak tani mund të mbetet verdhekuq, sepse është i intriguar nga mundësia që të punojë me “Special One”, një trajner karizmatik që gjithmonë e ka vlerësuar bomberin boshnjak. Çdo skenar mbetet i hapur. Për këtë arsye, javën e ardhshme, Alessandro Lucci, agjenti i Dzeko (por edhe i Florenzi), do të takojë menaxherin e përgjithshëm Tiago Pinto për të kuptuar se cili është pozicioni i Romës mbi 35-vjeçarin dhe sezonin e ardhshëm, shkruan telesporti.

Sigurisht, hipoteza e shitjes mbetet në fuqi, sepse nuk ka mungesë admiruesish për numrin 9. Në Europë sigurisht që do të ishte e komplikuar të gjente një ofertë të ngjashme me pagën që merr te Roma, 7.5 milionë euro neto, por me një ekip të ri do të siguronte disa vite më shumë kontratë sesa ajo që i skadon me verdhekuqtë më 2022. Në orët e fundit ka një pëshpëritje interesi nga LA Galaxy, një klub që tashmë ka mirëpritur yjet europianë të futbollit, ku luajnë Javier Hernández, “Chicharito” etj.

Për më tepër, sipas medias boshnjake, vajza e madhe e Dzeko, Sofia, ka zgjedhur tashmë një kolegj në Los Angeles për të vazhduar studimet e saj. Një qytet që ndër të tjera Amra Dzeko e njeh shumë mirë: në vitin 2010, ajo u transferua në Los Angeles për të sfiluar si modele. Atje i thelloi marrëdhëniet me Edin, kur sulmuesi ishte në turne me Manchester City për tri javë. Në moshën 35-vjeçare,

Dzeko mund të tërhiqet nga hipoteza amerikane, të luajë edhe dy-tri vite të tjera dhe të fillojë një aventurë të re në Los Angeles me familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat