Afër të blejë 30 për qind të aksioneve në Inter

Futboll

Afër të blejë 30 për qind të aksioneve në Inter

Më: 19 maj 2021 Në ora: 17:18
Afër të blejë 30 për qind të aksioneve në Inter

Bloomberg raporton se Oaktree Capital pritet që të blejë pakicën e aksioneve në Inter me synimin që ta blejë tërë klubin nga Suning në të ardhmen

Fondi amerikan është afër për të blerë 30 për qind të aksioneve që janë në pronësi të LionRock Capital. Marrëveshja ka vlerën e 275 milionë eurove, rreth 336 milionë dollarë, sipas raporteve.

Interi është në pronësi të Suning të cilët po kërkojnë një “partner të besueshëm” për të zgjidhur problemet e tyre financiare që disa muaj.

“Ne kemi probleme serioze financiare, madje ne nuk jemi të vetmit në këtë situatë të tillë të vështirë”, kishte thënë zëvendës presidenti i Interit në fillim të majit.

Sipas disa raporteve në Itali, Presidenti Steven Zhang ka kërkuar që lojtarët të mos i marrin për dy muaj pagat e tyre në fillim të këtij muaji.

Mediat italiane raportuan mbrëmë që Oaktree Capital do të ndihmojë Suning për të sjell edhe një kredi, por Bloomberg thotë se fondi do të sigurohet më shumë për menaxhmentin e klubit.

“Kjo lëvizje mund të bëjë që fondi me bazë në Amerikë ta merr në kontroll tërë skuadrën nga pronari kinez, konglomerati Suning Holdings Group Co”, i kanë thënë burime të afërta me fondin amerikan Bloomberg.

Tom Pitts, shef i LionRock Capital në Europë, raportohet se do të dorëhiqet nga bordi i Interit sonte dhe një deklaratë e firmës investive me bazë në Hong Kong pritet të lëshohet sot.

Bloomberg raporton se përfaqësues e Interit, Oaktree, LionRock dhe Suning kanë refuzuar të flasin, por “bisedimet janë në përfundim e sipër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat