Pengu i Duros

Futboll

Pengu i Duros

Më: 19 maj 2021 Në ora: 19:39
Pengu i Duros

Shpëtim Duro mendon se nëse Laçi nuk do të kishte lënë pikët në ndeshjen me Skënderbeun në shtëpi, tani do të ishte duke u bërë gati për të festuar titullin e parë kampion në Superiore,

Në një intervistë për RTSH, ai ka shpjeguar se ajo ndeshje i ka dhënë goditje shanseve të skuadrës, që gjithsesi mbetet në garë për trofeun e Superiores.

“Skuadra jonë ka bërë një paraqitje të mirë gjatë gjithë sezonit. Patjetër që një kampionat ka oscilacionet e veta,por deri tani jemi mirë, po tentojmë ndoshta edhe për titullin, pavarësisht që nuk është në dorën tonë.

Gabimin që kemi bërë me Skënderbeun do ta qajmë shumë, se ndoshta do të mund të ishim 90% kampionë pas fitores me Tiranën. Ne kemi qenë gjithmonë aty me 2-3 skuadrat e para bashkë me Partizanin, Vllazninë e Teutën. Pozitive është që ka qenë kampionat me rivalitet dhe besoj që ndoshta këtë javë mund të marrë fizionomi me të qartë për të gjithë skuadrat për titullin kampion.

Unë e kam filluar edicionin në disavantazh pasi e kam marrë -10 pikë nga vendi i parë. Jemi brenda objektivave dhe synojmë deri në minutat e fundit. Jam i qetë në këtë aspekt. Pengu është se këto arritje janë pa sulmuesin kryesor të skuadrës, shënuesi më i mirë i sezonit të kaluar. Nëse do të aktivizohej rregullisht, skuadra do të kishte shumë, shumë më lart sa i përket klasifikimit”, tha Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat