Berisha drejt rikthimit në Serie A

Futboll

Berisha drejt rikthimit në Serie A

Më: 20 maj 2021 Në ora: 11:26
Berisha drejt rikthimit në Serie A

Etrit Berisha pritet tw kthehet në Serie A pas paraqitjeve me SPAL-in, tw cilat kanë mjaftuar që emri i portierit të Kombëtares të përfundojë në listën e klubeve në elitën e futbollit italian.

SPAL nuk ia doli që të sigurojë një vend në zonën e sipërme të tabelës (për një pikë) ku të mund të provonte shanset në fazën “play off”.

Mediat pranë qytetit të Ferrarës kanë bërë me dije se në adresë të portierit shqiptar ka ardhur një interesim konkret nga Bologna.

Largimi i mundshëm i Skorupskit ka bërë që Berisha të jetë një prej emrave me të cilin drejtuesit e klubit të nisin bisedimet. Me çfarë ka treguar këtë sezon, duket se te Bolonja janë të kënaqur me profilin e portierit kuqezi dhe për këtë, në ditët në vazhdim, mund të ketë zhvillime.

Berisha është në kontratë me SPAL-in, por vetë skuadra e Serie B do të shtynte që një transferim i tillë të kryhej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat