Starova: Këtu ka më shumë vuajtje

Futboll

Starova: Këtu ka më shumë vuajtje

Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:34
Starova: Këtu ka më shumë vuajtje

Sulejman Starova, drejtor teknik i Teutës, mendon se stresi që përjetohet nga futbolli në Shqipëri, i kalon ato të vendeve të tjera. Duke marrë për bazë edhe fjalët e Peter Pakult kur drejtonte Kukësin, ai tregoi në “Skaner” edhe situatën te Teuta para ndeshjes me Laçin, vetëm pak ditë pas duelit të humbur me Partizanin.

“Nuk e harroj Pakultin, që tha nuk e kam parë ndonjë vend të vuajnë lojtarët si këtu. Këto i vuajë humbjet pastaj në shtëpi, me shoqërinë, këtu ka më vuajtje se është bërë futbolli hall.

Tani llogarite ti, se futbolli është aq i bukur e prapë nuk do veten e bëhesh të mbytesh në lumë. Portieri i Teutës, ndër më të mirët vitin e kaluar e këtë aktual, i ndodhi ajo fatkeqësia aty që e di shpirti i tij. Por si ai janë qindra shembuj, në finale Kupe, me Kahn e të tjerë sa na kanë parë sytë.

Skuadra e Teutës ka pasur oscilacione që ka barazuar me Kastriotin, dëshpërim i madh, tension i madh, vuajtje e madhe. Shkon në ndeshje të fortë e fiton jashtë, kthehej përnjëherë. Por atëherë kishte kohë, tani është fundi, ky fund e ka kapur këtë situatë dhe kjo është ana psikologjike. Por është punuar dhe janë profesionistë, iku ajo”, tha Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat