Sfida e zjarrtë mes Dukagjinit dhe Flamurtarit

Futboll

Sfida e zjarrtë mes Dukagjinit dhe Flamurtarit

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:28
Sfida e zjarrtë mes Dukagjinit dhe Flamurtarit

KF Dukagjini dhe KF Flamurtari do të luajnë sot ndeshjen e barazhit dhe synimi është inkuadrimi në Superligën e Kosovës.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë mes Dukagjini dhe Flamurtarit.

Qëllimi i vetëm nga të dyja skuadrat është vetëm fitorja, kjo pasi vetëm përmes saj do të mundësohej kalimi në Superligën e Kosovës.

Dukagjini pati një stinor të suksesshëm, duke u kualifikuar edhe në Kupën e Kosovës, mirëpo humbi në fund ndaj KF Llapit.

Të dy skuadrat synojnë rikthimin në Superligë të Kosovës, vetëm një vit pasi janë larguar nga niveli elitar i futbollit kosovar.

Fituesi i këtij dueli do të luajë me skuadrën që përfundon në vendin e tetë në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat