Mourinho dëshiron me ngulm transferimin e mbrojtësit brazilian

Futboll

Mourinho dëshiron me ngulm transferimin e mbrojtësit brazilian

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:46
Mourinho dëshiron me ngulm transferimin e mbrojtësit brazilian

Jose Mourinho ende nuk e ka nisur aventurën te Roma, por tanimë po mendon për përforcimet që dëshiron t’i bëjë.

Trajneri protugez ka disa emra në listën e tij, derisa mbrojtësi brazilian Diego Carlos është dëshira kryesore për repartin defensivë.

Qendërmbrojtësi brazilian ka shkëlqyer në vitet e fundit me Sevillën dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha si Manchester United, Chelsea apo Tottenham Hotspur.

Mourinho e pëlqen jashtëzakonisht shumë brazilianin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Romës transferimin e tij në Olimpico.

Drejtori sportiv Thiago Pinto do të takohet me Monchin e Sevillas për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm të Diego Carlosit te Roma.

Megjithatë transferimi i tij duket shumë i vështirë për faktin se Sevilla e vlerëson mbi 50 milionë euro yllin e tyre.

Roma nga ana tjetër do të mundohet që të përfshijë ndonjë lojtar në marrëveshje për ta zbritur çmimin e brazilianit.

Gonzalo Villar dhe Roger Ibanez janë dy lojtarët që pëlqehen nga Sevilla të cilët Roma mund t’i përfshijë në marrëveshje për transferimin e brazilianit në Serie A.

28-vjeçari këtë edicionk a zhvilluar 48 ndeshje zyrtare me Sevillën ku ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat