Menaxheri teknik i Inter e ka të paqartë të ardhmen e Contes

Futboll

Menaxheri teknik i Inter e ka të paqartë të ardhmen e Contes

Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:08
Menaxheri teknik i Inter e ka të paqartë të ardhmen e Contes

Gabriele Oriali menaxheri teknik i Interit, nuk e di nëse Antonio Conte do të mbetet në krye të “Nerazzurrëve” dhe shpjegon pse është i shqetësuar për sezonin e ardhshëm.

Antonio Conte dhe e ardhmja e tij te Interi nuk duket të jetë akoma e sigurt, bën të ditur Oriali.

I pyetur nëse do të qëndrojë Conte te Interi, Oriali është përgjigjur kështu: “Të gjithë duhet së pari të kuptojnë planet e pronarëve”, duke refuzuar të konfirmoj qëndrimin e tij.

Oriali ka shprehur shqetësim lidhur me fillimin e parasezonit, kjo pasi nuk iu është thënë asgjë mbi këtë aspekt. “Unë jam i shqetësuar sepse nuk ka ende një program. Nuk ka data të caktuara për para-sezonin, nuk na është thënë asgjë”.

Inter do të luajë ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Udineses të dielën me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat