Raiola vazhdon të punojë rreth së ardhmes së Donnarummas

Futboll

Raiola vazhdon të punojë rreth së ardhmes së Donnarummas

Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:12
Raiola vazhdon të punojë rreth së ardhmes së Donnarummas

Mino Raiola vazhdon të punojë rreth së ardhmes së Gigio Donnarumma.

Portieri i talentuar i Milanit, ndodhet në vitin e fundit të kontratës, teksa nuk po arrihet marrëveshja e rinovimit.

Kjo për faj të agjentit të tij, i cili ka pretendime të larta financiare. Nga Spanja raportojnë lëvizjen e fundit të Raiolës. AS shkruan se ai ia ka ofruar Barcelonës shërbimet e “gardianit” 22-vjeçar.

Katalanasit e pëlqejnë shumë titullarin e kuqezinjve dhe të kombëtares italiane, por problemi i vetëm quhet Marc-Andre ter Stegen. Të dy portierët në një skuadër nuk mundet të qëndrojnë.

Askush nuk pranon stolin, kështu që te Barcelona mund të vendosin të nxjerrin gjermanin në merkato, shitja e të cilit pritet të sjellë shumë miliona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat